
Glint COLONY
25-24 Maj, Shtëpia e Gjelbër organizon për herë të parë, Koloninë e Fotografisë. Pogradeci, me peizazhet e tij magjike dhe historitë e skalitura në brigjet e Liqenit të Ohrit, është frymëzimi i këtij projekti që sjell artin dhe natyrën në harmoni të plotë. Kolonia Ndërkombëtare e Fotografisë “Glint Colony” është një ftesë për artistët e apasionuar pas fotografisë që të zhyten në bukuritë dhe ndjesitë që ofron ky vend unik, i mbrojtur nga UNESCO.
Qëllimi kryesor i këtij projekti është të krijojë një platformë artistike ku arti, natyra dhe trashëgimia kulturore të ndërthuren në një eksperiencë të papërshkrueshme. Duke eksploruar temat e natyrës dhe biodiversitetit, jetës sociale dhe komunitetit, peizazhit kulturor etj, pjesëmarrësit do të kapin momente të rralla që pasqyrojnë shpirtin e zonës dhe të një komuniteti të lidhur thellë me natyrën.