
Përgatitja e planit të menaxhimit dhe dokumentacioni për restaurimin e Drilonit
TITULLI I PROJEKTIT | KOHA E ZBATIMIT | DONATORI | BUXHETI | VENDI I ZBATIMIT |
Plani dhe dokumentat e nevojshëm | Tetor 2013- Janar 2014 | GIZ
|
480 000 lek
|
Drilon, Pogradec |
Hartimi i planit të punës për restaurimin dhe menaxhimin e Drilonit ishte qëllimi themelor i këtij projekti. Analiza e duhur në detaje e gjendjes egzistuese të burimeve natyrore dhe biodiversitetit të Drilonit, gjetja e mjeteve dhe mënyrës së implemientimit të tyre sa më efikas në funksion jo vetëm të minimizimit të problemeve por edhe rruajtjes e zhvillimit ekologjik të Drilonit, me nje ndikim të madh në zonën përreth.
Ky plan u hartua për pajisjen e grupit të punës dhe aktorët pjesmarrës në projekt me planin e qartë për mënyrën e realizimit të projektit të restaurimit në Drilon dhe për përdorimin e mjeteve të duhura dhe mënyrave të punës për menaxhimin e vazhdueshëm në restaurimin e burimeve natyrore dhe biodiversitetit në Drilon.
Evidentimi i problematikave më imediate u përfshinë në planin e punës dhe po realizohen nëpërmjet fazave të këtij projekti sipas marrëveshjes midis GIZ dhe komunës Buçimas për të arritur një ndërgjegjësim të lartë të publikut mbi çështjet mjedisore në Drilon, duke promovuar pjesmarrjen e publikut në vendim-marrje në tokat e lagështa rreth Drilonit. Nxitjen e partneritetit te OJQ-ve me sektorin publike privat për zhvillimin ekologjik jo vetëm të Drilonit por edhe zonës përreth, gjithmonë në një bashkëpunim të thellë Shqipëri-Maqedoni për ruajtjen dhe mbrojtjen e të njëjtës zonë pellgliqenore.