Jeta përreth ujit

Projekti
Koha
Donatori
Buxheti
Vendi
Jeta përreth ujit
Gusht 2025 – Shkurt 2027
Programi GreenAL, SIDA
50 000 Euro
Pogradec dhe Prespë

Projekti “Jeta përreth ujit – Banorët e dukshëm dhe të fshehur të liqeneve të Ohrit dhe Prespës” synon të rrisë ndërgjegjësimin mjedisor, të promovojë mbrojtjen e biodiversitetit dhe të forcojë përfshirjen e komunitetit në menaxhimin e qëndrueshëm të ekosistemeve natyrore. I fokusuar në zonat shqiptare të Liqenit të Ohrit (Pogradec) dhe Liqenit të Prespës (Pustec), projekti i trajton këto dy liqene si një sistem të përbashkët ekologjik dhe hidrologjik, me rëndësi të lartë për shkak të specieve të rralla dhe të rrezikuara që i banojnë, si pelikani kaçurrel, krapi i Prespës dhe korani i Ohrit.

Projekti do të zbatojë aktivitete edukative në natyrë, punëtori me komunitetin, materiale vizuale dhe rrëfime kulturore për të ndërtuar lidhje emocionale dhe kuptim më të thellë mbi rëndësinë e natyrës. Ai angazhon tre organizata të shoqërisë civile në partneritet ndër-rajonal, duke nxitur shkëmbimin e përvojave dhe pronësinë lokale mbi rezultatet.

Projekti është në përputhje të plotë me qëllimet e thirrjes së GreenAL, duke kontribuar në edukim mjedisor, mbrojtje të biodiversitetit dhe forcim të rolit të komunitetit lokal. Me qasjen e tij pjesëmarrëse dhe të prekshme, krijon themelet për një kujdes të qëndrueshëm ndaj natyrës në një nga zonat më të çmuara të Shqipërisë.