ME STIL – Moda e re është qëndrueshmëria.
Projekti | Koha | Donatori | Buxheti | Vendi |
|---|---|---|---|---|
ME STIL-MODA E RE ËSHTË QËNDRUESHMËRIA | 15 Janar 2026 – 15 Maj 2026 | Bashkia Tiranë | 1 500 000 Lekë | Tiranë, Shqipëri |
Industria e fast fashion është një nga ndotësit më të mëdhenj në nivel global, duke ndikuar drejtpërdrejt në ndryshimet klimatike dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore. Në Shqipëri dhe veçanërisht në Tiranë, konsumi i produkteve të fast fashion është rritur ndjeshëm, ndërkohë që ndërgjegjësimi mbi ndikimin e kësaj industrie mbetet i ulët. Mbetjet tekstile, ndotja e ujërave dhe emetimet e karbonit janë disa nga sfidat që kërkojnë ndërhyrje urgjente për një ekonomi më të qëndrueshme.
Ky projekt synon të adresojë këtë problem duke edukuar dhe angazhuar të rinjtë, veçanërisht studentët e arkitekturës dhe arteve, në një iniciativë për të promovuar modën e qëndrueshme. Përmes një programi edukativ, krijimit të materialeve vizuale dhe një fushate ndërgjegjësimi në rrjetet sociale, projekti do të kontribuojë në informimin e publikut mbi ndikimin mjedisor të fast fashion dhe alternativat e qëndrueshme.


