Punëtoria e parë – ME STIL

Projekti “ME STIL” vazhdon me punëtorinë e parë të zhvilluar me studentët e arkitekturës dhe dizajnit në Tiranë.
Falenderoj studentët @polisuniversity , @epokauniversity dhe @upt_fau që jo vetëm treguan interes për projektin, por u bënë pjesë aktive e tij duke krijuar posterat për fushatën tonë online mbi fast fashion dhe ndikimin e saj në mjedis.
Energjia, idetë dhe kreativiteti i tyre e bënë këtë punëtori shumë frymëzuese.
Na presin edhe dy punëtori të tjera në prill për të vazhduar bashkë këtë kauzë kundër fast fashion.