Ideimi, projektimi dhe miratimi i masterplanit të zonës turistike Pogradec-Drilon
Projekti | Koha | Donatori | Buxheti | Vendi |
|---|---|---|---|---|
Projektimi i masterplanit të zonës turistike Pogradec-Drilon | 2008-2012 | Vetefinancim | — | Komuna Buçimas, Pogradec |
Ky studim përfaqëson një koncept ambjental planifikimi dhe menaxhimi territorial, në zonën Pogradec-Drilon. Zona bregliqenore u identifikua në kuadrin e rajonit të bregut të liqenit të Ohrit si zonë me potencial të lartë turistik për vlerat natyrore të veçanta të hapësirës, brezit të rërës, terrenit të rrafshët dhe pozicionit komunikues me sistemin rrugor rajonal dhe nacional.
Ky studim kishte si qëllim zhvillimin e planifikuar të investimeve turistike, krijimin e strukturave turistike duke ruajtur vlerat natyrore e ambjentale.
Në një bashkëpunim shumë të frytshëm dhe të vazhdueshëm me pushtetin lokal, komuna Buçimas u arrit pranimi dhe miratimi i këtij masterplani sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, nga organet përkatëse.
Me anë e këtij masterplani u arrit:
- Përcaktimi i një strukture të qartë rrugore për komunikimin e Rajonit me Strukturat Turistike.
- Krijimi i strukturave turistike modern me variacion dhe llojshmëri në përputhje me Strategjinë e Turizmit
- Nderhyrja rregulluese në terren duke rruajtur vlerat natyrore dhe duke i pasuruar ato me përdorimin e gjelberimit në mënyre masive si element bazë të kompozimit të zonimit funksional.
MASTERPLANI I ZONËS TURISTIKE POGRADEC-DRILON, 80.8 ha , i miratuar nga K.RR.T.R.SH me vendim nr.9 datë 06.07.2010.




