Projekt për restaurimin e urës së Golikut në Mokër, Pogradec
Projekti | Koha | Donatori | Buxheti | Vendi |
|---|---|---|---|---|
Restaurimi i urës së Golikut | Jnauary 2014 | Aplikime për të siguruar fondin | 20 000 Euro | Pogradec, Shqipëri |
Ura e Golikut si shumë monumente, pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore është lënë në harresë, askush nuk interesohet, askush nuk e mirëmban, askush nuk ndërhyn. Ajo ndodhet në zonën e Mokrës, 40 km larg qytetit të Pogradecit mbi lumin Shkumbin në fshatin Golik. Është ndërtuar në shek.XVIII dhe klasifikohet si monument kulture i kategorisë së parë.
Sot dëmtimet janë të shumta dhe kanë ndodhur si pasojë e kohës, kushteve natyrore dhe dorës shkatërimtare të njeriut. Në vëzhgimin që kemi bërë, janë evidentuar katër dëmtime shumë serioze, që venë në dyshim egzistencën e urës. Për këtë kemi përgatitur një projekt restaurimi dhe si pjesë mjaft të rëndësishme të tij edhe një fushatë sensibilizimi në komunitetin e zonës për ti njohur me vlerat historike të urës por edhe të ritim ndërgjegjësimin për mirmbajtjen e saj në të ardhmen.



