Ekspeditë edukative në shtegun e Gështenjave
Së bashku me nje grup të rinjsh zhvilluam një ekspeditë edukative në Shtegun e Geshtenjave, ne nje nga peisazhet më te bukura natyrore te zonës.
Shtegu, i cili kalon permes pyjeve natyrale të geshtenjës (Castanea sativa), u kthye në një hapesire te gjalle njohjeje dhe reflektimi mbi biodiversitetin dhe vlerat e natyrës qe na rrethon.
Ekspedita u drejtua nga Discover Pogradec, duke udhehequr te rinjte ne identifikimin dhe interpretimin e specieve karakteristike te zones.
Gjate ecjes u evidentuan disa prej perfaqesuesve tipike te faunës dhe florës, si breshka e tokës (Testudo hermanni), një specie tokesore mesdhetare me rol te rendesishem ne ekosistem, si dhe nepërka me bri (Vipera ammodytes), një nga zvarraniket me karakteristike te rajonit, e dallueshme per bririn e vogël ne pjesën e perparme te kokes. Ne florën e zonës u identifikuan specie te shumta ne lulezim, perfshire radhiqen (Taraxacum officinale), e njohur per vlerat e saj ushqyese dhe mjekesore, si dhe dellinjen (Juniperus communis), nje specie tipike e habitateve te thata dhe kodrinore.
Pjesë e pervojës ishin edhe ndalesat ne pika me vlera natyrore dhe kulturore, si Kisha e Shen e Dieles dhe ujevara e Kabashit, duke e bërë këtë ekspeditë një ndërthurje të bukur mes natyres dhe trashegimise lokale.
Keto aktivitete zhvillohen ne kuader te projektit “Jeta perreth ujit”, pjesë e programit Green-AL “Mbështetja e Organizatave të Shoqerise Civile 2024-2027”, financuar nga Qeveria Suedeze permes Sida dhe zbatuar nga Co-PLAN në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.
Partneret tane: @go2al @discoverpogradec