Shteg i edukimit në natyrë – Prespa e Vogël

Në kuadër të projektit “Jeta përreth ujit”, zhvilluam një ekspeditë në Prespën e Vogël për të eksploruar nga afër këtë ekosistem unik dhe për të kuptuar më mirë ndërveprimin e njeriut me ujin, biodiversitetin dhe peizazhet e mbrojtura. Terreni i egër, kallamishtet e dendura dhe gjetesia karakteristike e liqenit krijuan kushte ideale për vëzhgim dhe të mësuarit në natyrë.

Gjatë eksplorimit vizituam edhe shpella natyrore, ku identifikuam specie të egra që jetojnë në këto habitate të ndjeshme, duke theksuar edhe një herë rëndësinë e monitorimit dhe mbrojtjes së tyre.

Lëvizja me kajak mes ligatinave na lejoi të vëzhgonim nga afër zonat ujore dhe biodiversitetin që ato mbështesin, duke ofruar një përvojë të vlefshme si në aspektin edukativ, ashtu edhe në atë kërkimor.

Kjo ekspeditë është një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjes me natyrën dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për ruajtjen e habitateve ujore, të cilat përbëjnë pasuri të pazëvendësueshme për komunitetet lokale dhe brezat që vijnë.

Projekti realizohet në kuadër të Green-AL dhe, së bashku me partnerët tanë GO2 Albania dhe Discover Pogradec, besojmë se kjo është një mundësi e rëndësishme për të forcuar lidhjen e njeriut me natyrën dhe për të ruajtur pasuritë tona ujore për brezat që vijnë.

Projekti Green-AL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024–2027” financohet nga Sida me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.