Dekompozimi i mbetjeve organike në restorantet e Tiranës

Projekti
Koha
Donatori
Buxheti
Vendi
Dekompozimi i mbetjeve organike në restorantet e Tiranës
Korrik 2024 -Dhjetor 2024
Bashkia e Tiranës
1 300 000 lek
Tiranë

Restorantet e Tiranës gëlojnë me aktivitetin e tyre dhe gjenerojnë një sasi të konsiderueshme mbetjesh organike, duke shtuar presionin mbi infrastrukturën e menaxhimit të mbetjeve urbane dhe shëndetin publik. Mungesa e një sistemi të përshtatshëm për kompostim ndikon në ndotjen e mjedisit dhe humbjen e burimeve natyrore.

Projekti adresoi një çështje jo të vogël mjedisore dhe shëndetësore duke përmirësuar menaxhimin e mbetjeve organike në restorante. Kjo do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit dhe ambientit, duke krijuar një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm për banorët dhe turistët e Tiranës. Këtë projekt e mbështeti bashkia e Tiranës dhe zbatoi shoqata jonë “Shtëpia e Gjelbër”

Dekompozimi i Mbetjeve Organike nga Restorantet ne Tirane