Projekt për restaurimin e urës së Golikut në Mokër, Pogradec

Projekti
Koha
Donatori
Buxheti
Vendi
Restaurimi i urës së Golikut
Jnauary 2014
Aplikime për të siguruar fondin
20 000 Euro
Pogradec, Shqipëri

Ura e Golikut si shumë monumente, pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore është lënë në harresë, askush nuk interesohet, askush nuk e mirëmban, askush nuk ndërhyn. Ajo ndodhet në zonën e Mokrës, 40 km larg qytetit të Pogradecit mbi lumin Shkumbin në fshatin Golik. Është ndërtuar në shek.XVIII dhe klasifikohet si monument kulture i kategorisë së parë.

Sot dëmtimet janë të shumta dhe kanë ndodhur si pasojë e kohës, kushteve natyrore dhe dorës shkatërimtare të njeriut. Në vëzhgimin që kemi bërë, janë evidentuar katër dëmtime shumë serioze, që venë në dyshim egzistencën e urës. Për këtë kemi përgatitur një projekt restaurimi dhe si pjesë mjaft të rëndësishme të tij edhe një fushatë sensibilizimi në komunitetin e zonës për ti njohur me vlerat historike të urës por edhe të ritim ndërgjegjësimin për mirmbajtjen e saj në të ardhmen.