Shteg i edukimit në natyrë – Prespa e Madhe
Gjatë guidës edukative në natyrë, eksploruam shtigjet fantastike që rrethojnë Prespën e Madhe, duke u njohur më nga afër me peizazhin, biodiversitetin dhe historitë që ky ekosistem mbart. Rruga mes pyjeve të vjeshtës, pamjet mbresëlënëse të liqenit dhe momentet e të mësuarit në natyrë e bënë këtë ditë të veçantë dhe frymëzuese për të gjithë pjesëmarrësit.
Jeta rreth ujit mbart jo vetëm pasuri natyrore, por edhe trashëgimi të çmuar kulturore, si Shtëpia Muze e Sterjo Spasses, të cilën e vizituam gjatë guidës dhe që ruan kujtesën e komunitetit përreth liqenit.
Projekti realizohet në kuadër të Green-AL dhe, së bashku me partnerët tanë GO2 Albania dhe Discover Pogradec, besojmë se kjo është një mundësi e rëndësishme për të forcuar lidhjen e njeriut me natyrën dhe për të ruajtur pasuritë tona ujore për brezat që vijnë.
Projekti Green-AL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024–2027” financohet nga Sida me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.