Restaurimi i varrezave të Selcës

Projekti
Koha
Donatori
Buxheti
Vendi
Restaurimi i varrezave të Selcës
Nuk ka, Kontribut i shoqatës
Pogradec, Shqipëri

Zona ndodhet në pjesën juglindore të Shqipërisë në rrethin e Pogradecit në një lartesi prej 800 m mbi nivelin e detit dhe vetëm 200 m në Perëndim të fshatit Selcë e Poshtme.Për vlerat historike dhe trashëegiminë kulturore që mbart ky vend nuk meriton të mbahet në harresë dhe e ekspozuar ndaj agjentëve atmosferike dhe njerzorë. Rrënoja të qyteteve Ilire të shek. të 4-ët dhe 3-të  ndodhen në pjesën e sipërme të kodrinës. Në fillim të shek. të 3-të para Krishtit kjo zonë u bë qendra e  rajonit te Ilirisë, Dasaretias. Në kohët e sotme varrezat kanë qenë në shënjestrën e shumë kureshtarëve duke sjellë edhe dëmtimin e rëndë të tyre dhe duke shkëputur nga aty copa historike me vlera të mëdha kulturore. Jo pak vizitorë kanë qenë të interesuar për të parë këtë vend.

Për këtë arsye propozohet mbrojtja,  rikonstruksioni dhe pasurimi me elementë bashkëkohorë për të mbrojtur dhe përmirësuar vlerat arkitekturore.