Transformimi i Tushemishtit viti 2013 – shtatorja “Teto Ollga” dhe infrastruktura turistike

Projekti
Koha
Donatori
Buxheti
Vendi
Projekti për restaurimin e hapës. publike  e burimeve në Tushemisht
2012-2013
Nuk ka. Kontribut i anëtarëve të shoqatës.
Tushemisht, Pogradec

Gjatë vitit 2012, komunës Buçimas i akordohet një fond për infrastrukturën e rrugëve dhe ndriçimit në fshatin turistik të Tushemishtit.

Foto 2012            Projekti                       Foto 2013

                                                                              Transformimi i burimit ne qender te Tushemishtit

 

 

Duke vlerësuar Tushemishtin si një vend me vlera shumë të veçanta ujore dhe natyrore, për ti restauruar dhe ruajtur ato në mënyrën më të mire ambjentale, duke e shndëruar Tushemishtin në një fshat turistik jo vetem natyror por dhe kulturor, i ofruam komunës projektin dhe ndjekjen e punimeve, që sot është realitet.

 

 

Si pjesë të rëndësishme të këtij projekti ne cilësuam vendosjen e figurës artistike që ka një personifikim të fortë me Tushemishtin dhe do i shërbejë mjaft karakterit turistik të tij. Ideuam, propozuam, krijuam diskutime dhe ndoqëm hap pas hapi realizimin e shtatores së personazhit mjaft popullor teto Ollgës, interpretuar nga Artistja e Popullit Violeta Manushi, realizuar nga artistet Sadik Spahia dhe Vasillaq Kolevica.

 

 

Shoqata jonë jo vetëm që udhëhoqi zbatimin e projektit për realizimin e punëve në rikonstruksionin e rrugëve të fshatit Tushemisht me element tradicionalë dhe turistikë por mori përsipër dhe organizimin e inagurimit të këtyre punëve, publikimin dhe sensibilizimin e pushuesve, vizitorëve por sidomos të banorëve të Tushemishtit.

Këto publikime dhe sensibilizime kanë pasur një impakt jo të vogël në ruajtjen e mjedisit dhe zhvillimin e turizmin në Tushemisht, rezultatet u vunë re që vitin e parë.

 

                                                             Foto nga ceremonia e inagurimit