Projektimi, realizimi dhe vendosja e mbajtëseve të biçikletave në hapsirat publike në Pogradec në ditën ndërkombëtare të lëvizjes me biçikleta
Projekti | Koha | Donatori | Buxheti | Vendi |
|---|---|---|---|---|
Vendosja e mbajtëseve për biçikletat | 22 September 2013 | Nuk ka. Kontribut i anëtarëve të shoqatës. | Pogradec, Shqipëri |
22-Shtatori në Pogradec ishte një projekt që konsistoi në përmirësimin e kushteve për përdoruesit e biçikletave. Me pjesmarjen e vullnetarëve të shoqatës u lançua një gjë ndryshe nga shëtitja me biçikletë. Me ndihmën e biznesit u vendosën disa mbajtëse biçikletash të cilat me formën e tyre kujtojnë qytetarët dhe vizitorët e shumtë që ajri i pastër dhe freskia e liqenit shijohen duke përdorur bicikletën. Kjo nismë e filluar më 22 shtator ka vazhduar si projekt i shoqatës edhe në hapësira të tjera.
Në vazhdimësi të punës tonë si shoqatë e fokusuar në zonën përreth liqenit të Ohrit po bashkëpunojmë me Giz dhe komunën Buçimas, pasi GIZ në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave të Shqipërisë, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë, Ministria e Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Turizmit të Malit të Zi, po zbatojnë projektin për mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit në tre liqenet ndërkufitare Ohër, Prespë dhe Shkodër, (CSBL).
Në këtë kuadër komuna Buçimas ka nënshkruar marrëvshje për implementimin e projektit për mbrojtjen dhe restaurimin e Drilonit, pjesë e territorit nën administrimin e kësaj komune.
Shoqata jonë është përzgjedhur nga Komuna Bucimas për implementimin e këtij projekti, i cili ka ezauruar disa faza të tij deri sot.
