Takime ne terren, liqenet e Prespes
Në kuadër të projektit “Jeta përreth ujit”, zhvilluam takime në Liqenet e Prespës, të Vogël dhe të Madhe, për të eksploruar nga afër këto ekosisteme unike dhe për të kuptuar më mirë ndërveprimin e njeriut me ujin, biodiversitetin dhe peizazhet e mbrojtura. Terreni i ndryshëm mes brigjeve të liqeneve, kallamishtet e dendura dhe qetesia karakteristike krijuan kushte ideale për vëzhgim dhe të mësuarit në natyrë.
Gjatë vizitës patëm gjithashtu mundësinë të takohemi me kryetarin e bashkisë, me të cilin diskutuam rëndësinë e ruajtjes së liqeneve, menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore dhe bashkëpunimin me komunitetet lokale për të mbrojtur biodiversitetin.
Projekti realizohet në kuadër të Green-AL dhe, së bashku me partnerët tanë GO2 Albania dhe Discover Pogradec, besojmë se kjo është një mundësi e rëndësishme për të forcuar lidhjen e njeriut me natyrën dhe për të ruajtur pasuritë tona ujore për brezat që vijnë.
Projekti Green-AL “Mbështetja e Organizatave të Shoqërisë Civile 2024–2027” financohet nga Sida me fondet e Qeverisë Suedeze dhe zbatohet nga Co-PLAN, në bashkëpunim me VIS Albania dhe COSV – Cooperazione per lo Sviluppo.