Projektimi dhe ndërtimi i qendrës së informacionit mjedisor ”Green Centre” në Drilon
Projekti | Koha | Donatori | Buxheti | Vendi |
|---|---|---|---|---|
Qendër informacioni mjedisor | October 2013-March 2014 | GIZ Komuna Buçimas Shtëpia e Gjelber | 480 000 lek 140 000 lek 160 000 lek | Drilon, Pogradec |
Me gjithë evidentimin e problemeve të ndryshme ekologjike dhe hartimin e planeve e strategjive për zgjidhjen e monitorimin e tyre, rëndesi ka sensibilizimi dhe perfshirja e komunitetit dhe shoqatave e organizatave të ndryshme në këto plane, gjithashtu dhe marrja e informacionit të duhur mjedisor për burimet natyrore dhe biodiversitetin nga vizitorët e shumtë në rajonin turistik të Pogradecit.
Krijimi dhe ndërtimi i Qëndrës së Gjelbër në Drilon shërben si pikë specifike për ndërtimin e kapaciteteve të OJF-ve mjedisore që kryejnë veprimtarinë e tyre përreth liqenit të Ohrit, veprimtari të ndryshme publike mjedisore (me logo dhe sllogan specifik) me fokus informimin e vizitorve të shumtë dhe sensibilizimin e publikut mbi çështjet mjedisore që lidhen me Drilonin, për të promovuar pjesmarrjen e tyre në vendim-marrjen që lidhet me tokat e lagështa të Drilonit.
- Projektimi i Qëndrës së Gjelbër
- Pajisja me lejë për vendosjen e saj
- Ndërtimi dhe montimi i saj
Vendosja e Qendrës së Gjelbër në hyrje të Drilonit sipas zonifikimit funksional të masterplanit për zhvillimin turistik të bregliqenit Pogradec-Drilon miratuar me vendim të K.RR.T.R.SH.-së numur 9 datë 06.07.2010 dhe vendim nr.10 datë 3.3.2014 të Këshillit të Komunës Buçimas do të jetë një hap thelbësor në vazhdimësinë e realizimit të objektivave që ka si qëllim të arijë ky projekt i financuar nga GIZ me mbështetjen e komunës edhe pas përfundimit të tij.
Njohje më e lartë e Drilonit për publikun e gjërë dhe informacion i vazhdueshëm për nismat, planet e strategjitë e ndryshme që hartohen nga aktorë të ndryshëm. Rritja e pjesemarrjes së komunitetit në aktivitete për të ruajtur dhe mbrojtur këtë zonë, informimi dhe realizimi i guidave për vizitorët e shumtë në Drilon.

